Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn, ku një fëmijë vetëm dyvjeçar ka humbur jetën pasi ishte dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 nëntor 2026, rreth orës 18:20, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.

Fëmija ishte dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, më pas ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rrethanat dhe shkaku i vdekjes pritet të sqarohen pas ekzaminimeve përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb