‘Përmes aktit normativ, qeveria futet në xhepin e qytetarëve’, Grimçi: Qëllimi të sfumohet e shpërbëhet protesta

09:20, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Eda Grimçi shprehet se akti normativ i nxjerrë nga qeveria për gjobat ndaj protestuesve, ka si qëllim të vetëm sfumimin dhe shpërbërjen e protestave kundër qeverisë.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Grimçi tha se përmes aktit normativ, qeveria fut duart në xhepin e qytetarëve, duke i goditur në këtë mënyrë ekonomikisht qytetarët.

Sipas saj, akti godet protestuesit paqësor dhe qytetarët e thjeshtë të ciliët nuk i lejon të grumbullohen, ndaj për këtë arsye theksoi avokatja, PD e ka goditur në Gjykatë Kushtetuese.

Është akti normativ kundër protestës, në thelb është hilja e Ramës që përdor për të sfumuar e shpërbërë protestën. Ka të bëjë vetëm me kundravajtje administrative jo ashpërsim të Kodit Penal. Goditen protestuesit paqësore, qyetarët e thjeshtë dhe jo ai që pretendohet se ushtron dhunë në protestë.

Akti normativ ëshsë bërë enkas kundër qytetarëve që të mos dalin në protestë duke u futur dorën në xhep. E provuan me shantazhe, tani shqiptarin e kapin në xhep. Ndalin qytetarin e thjeshtë që proteston për nevoja bazike.

Ata kërkojnë të mos lejojnë grumbullimin e të ulin numrin e protestuesve. Janë gjobitur studentë e gjimnazistë që mbahen ekonomikisht nga familja, ndaj PD ka ndërmarrë hapa dhe e ka goditur në GJK.

Pas 14 vitesh shkelje të kushtetutës, është skema anticovid. Në fund do t’i falë. Qëllimi është të pakësojnë pjesëmarrësit në protestë duke i gjobitur. Nën petkun e këtij akti normativ nuk lejohet të qëndrosh në një vend. Janë masa që merren në emergjencë në situatë emergjente dhe s’pyet njeri për kushtetutë.

Rama e provoi me presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorë e s’ia doli. Në një shtet normal do të kishte nisur hetim i brendshëm dhe nga ana e prokurorisë për ata persona që kanë thyer ligjin me thyerje kockash. Në prokurori s’ka asnjë hetim për këto që kanë shkelur ligjin, për tejkalim apo shpërdorim detyre për policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco