Gjirokastër, 10 persona në procedim penal dhe 32 leje drejtimi të pezulluara gjatë kontrolleve rrugore
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me monitorim 24 orë në 24 përmes pajisjeve bashkëkohore, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë periudhës 1–23 nëntor 2026, si rezultat i kontrolleve janë arrestuar ose proceduar penalisht 10 persona, ndërsa janë pezulluar 32 leje drejtimi.
Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 2 338 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Ndër shkeljet e konstatuara janë:
- 844 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
- 615 gjoba për parakalime të gabuara.
- 480 gjoba për ndalim ose qëndrim të gabuar.
- 318 gjoba për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
- 19 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
- 14 gjoba për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
- 10 gjoba për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
- 9 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në rrugët urbane, interurbane dhe rurale. Gjithashtu, do të vijojë prania e shtuar e shërbimeve policore pranë shkollave për garantimin e sigurisë së nxënësve gjatë hyrjes dhe daljes nga procesi mësimor.
Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë.
Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar në numrin pa pagesë 112.




