• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

by A. Q
24/11/2026 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja dalin nga arrestimi i katër personave në Tiranë, të cilët u kapën duke qarkulluar me një automjet të blinduar tip “Audi”, në të cilin u gjetën armë zjarri.

Mes të arrestuarve është edhe Ilir Shyti, djali i Roland Shytit, i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”, pjesë e anëtarëve të bandës “Hakmarrje për Drejtësi”, raporton “Top Channel”.

Në pranga kanë përfunduar gjithashtu një punonjës i Gardës së Republikës dhe dy ushtarakë. Bëhet fjalë për Erion Ramajn, 40 vjeç, Ilir Shytin, 28 vjeç, Leonard Muratajn, 42 vjeç, dhe Ernest Selmanin, 46 vjeç.

Arrestimet u kryen nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, gjatë kontrolleve pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, efektivët gjetën një pistoletë në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të makinës. Ndërkohë, një tjetër pistoletë iu gjet punonjësit të Gardës, Erion Ramaj, gjatë kontrollit fizik.

Përveç armëve të zjarrit, policia sekuestroi edhe një fenelinë të ngjashme me ato që përdoren nga uniformat blu, e cila dyshohet se mbahej nga Ilir Shyti.

Për armën e gjetur në automjet dhe fenelinën janë kryer veprimet përkatëse procedurale, ndërsa për pistoletën që iu gjet punonjësit të Gardës po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Historia e organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrja për drejtësi”

Historia e organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrja për drejtësi” është unike, jo vetëm për ecejaket 20-vjeçare në dyert e gjykatave, por edhe për faktin që gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë një çështje, ku asnjëherë nuk u kuptua sa ndikonin provat për krimet që i atribuoheshin dhe sa ndikonte politika.

“Hakmarrja për drejtësi” do të artikulohej për herë të parë si organizatë me prirje terroriste dhe me qëllim për të rrëzuar demokracinë pakvjeçare shqiptare më 12 tetor të vitit 1996, kur policia publikoi një foto të një arsenali armësh, të gjetura në një apartament, që i përkisnin kësaj organizate.

Më pas, bomba e vendosur tek ish-marketi i VEFA-s pranë pallateve 9-katëshe në Tiranë dhe vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve të asaj kohe, Bujar Kaloshi, do të ishin krimet e radhës, për të cilat do të akuzohej “Hakmarrja për drejtësi”.

Gjatë viti 1996, policia e atëhershme identifikoi Orik Shytin, djali i Aredin Shytit, ish-zv.ministër dhe ministër i Brendshëm për periudhën Janar-Korrik 1991, i dënuar për vrasjet e 2 prillit 1991. Më pas u arrestuan Laert Shyti dhe Enkeled Agaj. Sipas hetimeve të asaj kohe, kjo organizatë kishte kryer një sërë krimesh në vitet 1992-1996, madje kishte në plan edhe eliminimin fizik të Presidentit të atëhershëm të vendit, Sali Berisha.

Por, në mars të 1997-s, të arrestuarit u arratisën nga burgjet dhe dozat e forta politike të procesit ndaj tyre i ndihmuan të fiton azilin politik jashtë vendit. Hetimi ndaj “Hakmarrjes për drejtësi” do të rifillonte në vitin 1998, për të përfunduar 10 vite më vonë në vitin 2008, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti të kërkonte dënime për 10 anëtarët e kësaj organizate, të akuzuar për dhjetëra vrasje, grabitje, rrëmbime dhe akte terroriste, kryesisht në vitet 1992-1996.

Shpallja të pafajshëm

Gjykata e Apelit në Tiranë dhe ajo e Lartë do të linin në fuqi këto masa dënimi, duke firmosur në këtë mënyrë fatin e kësaj organizate.

Por, i akuzuari si kreu i organizatës, Orik Shyti, edhe pse në arrati, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila në vitin 2011 do të konstatonte shkelje në gjykimin e kësaj organizate, duke urdhëruar rigjykimin e çështjes. Në 2016-ën Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i konsideroi të pavlefshme provat e mbledhura ndaj 10 personave të akuzuar si pjesë e “Hakmarrjes për Drejtësi”.

Sipas këtij konstatimi, Gjykata e Lartë e rikthyer dosjen për rigjykim në Apelin e Krimeve të Rënda, që e ndodhur në kushtet kur provat janë nul, nuk mundej të shprehej ndryshe.

Përgjatë 21 viteve gjykim, 10 të dyshuarit, mes tyre Orik e Laert Shyti dhe Altin Arapi kërkuan pafajësinë në një odise me kthime dhe rikthime nga njëra gjykatë në tjetrën.

Provat që Gjykata e Lartë i pohoi si të manipuluara përfshijnë jo vetëm një dokument të sekuestruar, në të cilin sipas ekspertëve grafikë, shkrimi që përshkruan platformën e “Hakmarrjes për Drejtësi” është i falsifikuar, por edhe këqyrje banesash, marrje dëshmish dhe sekuestro të ndryshme.

Gjykata shpalli të pafajshëm:

Orik Shyti

Altin Arapi

Gentian Caka

Nikolin Novruzaj

Roland Shyti

Leart Shyti

Kreshnik Spahiu

Pasho Novruzaj

Gëzim Gjoni

Dritan Hate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

November 24, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

November 24, 2026
U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

November 24, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

November 24, 2026
Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

November 24, 2026
Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

November 24, 2026
Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

November 24, 2026
Paralajmëron Spahiu: Nëse Berisha do keqpërdorë mesazhin e Ambasadës së SHBA, do ketë…

Juristi Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë në këmbim bashkimin me Çamërinë!

November 24, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Ministri Gonxhja: 17% e buxhetit do të shkojë për shtresat në nevojë!

November 24, 2026
Moti i keq/ Rëndohet situata në Tropojë, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri-Cernicë, bllokohet qarkullimi!

Moti i keq/ Rëndohet situata në Tropojë, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri-Cernicë, bllokohet qarkullimi!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In