Rrjedhje gazi apo një akt kriminal, gjenden të pajetë 5 anëtarë të një familjeje në Gjermani

24 Nëntor 2026 | 09:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani ku një familje me 5 anëtarë humbën jetën në banesën e tyre. Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet e tyre lidhur me ngjarjen teksa viktimat u gjetën të pajetë në një apartament në qytetin jugperëndimor gjerman të Kehl të hënën.

Zjarrfikësit besojnë se ka pasur një rrjedhje monoksidi karboni në apartament, pasi detektorët e gazit u aktivizuan kur shërbimet e emergjencës hynë në apartament të hënën. Nuk është ende e qartë nëse ishte një defekt teknik apo një akt kriminal.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Offenburgut tha se autoritetet do të informojnë publikun nëse do të ketë ndonjë gjetje të re. Mësohet se në banesë ishin 7 persona por dy nga fëmijët, një djalë dhe një vajzë mbijetuan dhe u dërguan në spitale.

Fëmijët ishin të moshës 10 deri në 14 vjeç.  Babai  46-vjeçar, gjyshja 74-vjeçare dhe 3 fëmijët e tjerë nuk arritën të mbijetonin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre cisterna të tjera në flakë në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga minat

Tre tankerë thuhet se janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit , pasi ato u goditën nga minat detare ndërsa...
09:34 | 24/11/2026

Pas goditjes me dron të anijes në Gjirin e Finlandës, Helsinki thërret ambasadorin rus

Finlanda tha se kishte thirrur ambasadorin rus, disa ditë pasi një helikopter rus dyshohej se kishte shkelur hapësirën ajrore finlandeze, dhe dënoi sulmet e Moskës...
09:22 | 24/11/2026

Shpërthim i fortë në kryeqytetin e Vietnamit, 6 persona humbin jetën dhe plagosen 10 të tjerë

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në një shpërthim të martën në një zonë banimi me popullsi të dendur...
09:13 | 24/11/2026