Rënie e temperaturave dhe reshje dëbore, situata e rrugëve dhe kushteve hidrologjike në qarkun e Shkodrës
Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të dëborës në disa zona të qarkut, situata në nivel qarku paraqitet e qëndrueshme.
Në Bashkinë Shkodër, gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, në zonën e Qafë Thores janë regjistruar reshje të dobëta dëbore, pa shkaktuar problematika. Ekipet dhe mjetet e bashkisë janë angazhuar në terren, ku është kryer pastrimi i rrugës dhe trajtimi i saj me kripë për parandalimin e ngricave. Deri në këto momente nuk raportohen problematika të tjera në territorin e bashkisë.
Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, Bashkisë Vau i Dejës dhe Bashkisë Pukë nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile nga strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile.
Sa i përket situatës hidrologjike, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë bën me dije se nivelet e ujit vijojnë të jenë nën kuotat e rrezikut dhe veprat ujore nuk paraqesin problematika.
Sipas informacionit të kontraktorëve përgjegjës për mirëmbajtjen rrugore, situata në akset rrugore paraqitet si më poshtë:
Në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, moti paraqitet i kthjellët, ndërsa janë regjistruar rënie të temperaturave, kryesisht në zonën e Qafë Thores. Janë marrë masat e nevojshme për trajtimin e rrugëve me kripë, me qëllim parandalimin e ngricave, dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.
Në aksin Han i Hotit-Vermosh, vijojnë punimet për pastrimin e materialeve inerte të rëna në rrugë nga ekipet e mirëmbajtjes. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkërendim me strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile, vijon monitorimin e situatës dhe mbetet në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente.
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, dakordësohet data e mocionit me debat të kërkuar nga PD
Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Peqin, shoqërohet shoferi! Këmbësori ende i paidentifikuar
Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, 4 në pranga! 2 prej tyre ushtarakë dhe njëri gardist
- 09:34 Tre cisterna të tjera në flakë në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga minat
- 09:31 Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, dakordësohet data e mocionit me debat të kërkuar nga PD
- 09:22 Pas goditjes me dron të anijes në Gjirin e Finlandës, Helsinki thërret ambasadorin rus
- 09:13 Shpërthim i fortë në kryeqytetin e Vietnamit, 6 persona humbin jetën dhe plagosen 10 të tjerë
- 09:04 BE propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë! Në fokus bankat, ushtarët, anijet dhe sportistët
- 08:58 Mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë gjatë luftës 5-vjeçare në Ukrainë