Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vlera e Nvidia-s rritet pas kthimit të Jensen Huang

    Pentagoni vonon miratimin për dorëzimin e rreth 60 raketave të mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën

    “Çifti me jetë të lumtur” i nxori zbuluar, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Çifti me jetë të lumtur” i nxori zbuluar, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh
    Aktualitet

    “Çifti me jetë të lumtur” i nxori zbuluar, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh

    November 24, 2026

    Makina me targat e mbuluara me shiritin “Çifti me jetë të lumtur” dhe një plan për të krijuar alibi përmes një automjeti me qira.

    Këto janë disa nga detajet e dosjes së siguruar nga Anila Hoxha për vjedhjen e rreth 43 mijë eurove dhe 1 milion lekëve në një agjenci udhëtimi në Ballsh më 26 mars të këtij viti.

    Kristi Jorgji, prokurori që hetoi vjedhjen, e ka dorëzuar çështjen në gjykatë, në të janë renditur të dhënat se si e zbuloi grabitjen, ku ndër to përmendet se u kërkua në disa pika shitjesh të cilat tregëtojnë letra me mbishkrime prej nga ku kërkuan edhe kamerat e sigurisë, që mundësuan dhe kapjen e autorëve.

    Sipas dosjes hetimore, plani dyshohet se është organizuar disa orë përpara grabitjes. Tre personat kanë marrë fillimisht një automjet Audi A4 me portobagazh dhe më pas kanë shkuar në një kompani makinash me qira në Fier, ku kanë marrë edhe një Honda Jazz të zezë.

    Por një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është blerja e një shiriti adeziv të kuq me mbishkrimin “Çifti me jetë të lumtur”, i cili është përdorur për të mbuluar targat e Audit që shfaqet në pamjet filmike të ditës së ngjarjes.

    Vjedhja në Ballsh

    Më 26 mars, rreth orës 16:17, Ferat Shehaj, punonjës në një agjenci udhëtimi dhe këmbimi valutor në Ballsh, kishte lënë mbi tavolinën e agjencisë një çantë shpine dhe disa qese me para, ndërsa ishte larguar për pak çaste për të marrë automjetin e tij, të parkuar rreth 100 metra larg.

    Në çantë ndodheshin 38 mijë euro, 4 mijë paund dhe rreth 1 milion lekë. Në ato momente, një person i veshur me të zeza, me kapuç, kapele dhe doreza, ka hyrë në ambient dhe ka marrë vetëm çantën, pa u vonuar për të kontrolluar sendet e tjera që ndodheshin mbi tavolinë.

    Sipas hetimeve, kjo mënyrë veprimi ka ngritur dyshimin se autori kishte dijeni paraprake për vendndodhjen e parave dhe për çantën ku ato mbaheshin.

    Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” zbulon makinën

    Pas vjedhjes, autori është larguar me një Audi të zi me portobagazh, në drejtim të Hekalit, Klosit dhe më pas Fierit. Viktima, sapo ka kuptuar se i ishin marrë paratë, është vënë në ndjekje të automjetit dhe ka njoftuar policinë.

    Gjatë dëshmisë së tij, ai ka treguar se në vend të targës së automjetit kishte dalluar mbishkrimin “Çifti, jetë të lumtur”, me ngjyrë të kuqe.

    Ky detaj është kthyer në një nga elementet kryesore të hetimit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit kanë identifikuar një Audi A4 B8 të zi me portobagazh, ndërsa kanë zbuluar se disa orë përpara vjedhjes, njëri prej të dyshuarve kishte hyrë në dyqanin “Gold Flower” në Fier dhe kishte blerë pikërisht një shirit adeziv të kuq me këtë mbishkrim.

    Makina me qira për të krijuar alibi

    Një tjetër element i rëndësishëm i dosjes lidhet me automjetin Honda Jazz, të marrë me qira po atë ditë në Fier. Sipas prokurorisë, automjeti është marrë nga shtetasja Anna Meissane Boudiaf, ndërsa për të siguruar makinën kanë ndërhyrë edhe dy personat e tjerë.

    Nga këqyrja e kamerave, hetuesit kanë rindërtuar lëvizjet e tre personave që në orët e paradites. Në orën 10:53, Audi i zi ka mbërritur në një servis automjetesh në rrugën Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, ku prej tij kanë zbritur tre të dyshuarit. Më pas, ata kanë marrë Honda Jazz-in.

    Kamerat kanë dokumentuar gjithashtu ndalimin e automjetit pranë dyqanit të luleve në orën 11:47, ku është filmuar njëri prej të dyshuarve duke blerë shiritin adeziv.

    Sipas analizës së prokurorisë, Honda Jazz është përdorur për të krijuar një alibi dhe për të fshehur lëvizjet e personit që dyshohet se kreu vjedhjen. Të dhënat GPS të automjetit tregojnë se ai ka qenë në qarkullim gjatë orarit të ngjarjes dhe ka rifilluar lëvizjen pas orës 18:39.

    Dyshimet për bashkëpunimin dhe gjurmët pas vjedhjes

    Në dosje përfshihet edhe një komunikim që Shehaj ka pasur me një të njohur të tij, i cili jetonte në Greqi. Ky i fundit i kishte përcjellë një mesazh, sipas të cilit vëllai i njërit prej të dyshuarve kishte pohuar se vjedhjen e kishte kryer pikërisht ai, për shkak të një konflikti të mëparshëm me Shehajn, pasi ky i fundit nuk i kishte prerë një biletë avioni. Ky komunikim është administruar nga hetuesit përmes bisedave në Messenger.

    Ndërkohë, njëri prej të dyshuarve, gjatë marrjes në pyetje, ka deklaruar se kishte ndihmuar një të njohur të merrte një automjet me qira në Fier, duke përshkruar edhe takimin me të dhe lëvizjet gjatë asaj dite.

    Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit ka arritur në konkluzionin se tre personat kanë pasur role të ndryshme në realizimin e vjedhjes: njëri dyshohet si organizator dhe ekzekutor, njëra si ndihmëse për krijimin e alibisë, ndërsa i treti si person që ka ndihmuar në sigurimin e automjetit me qira dhe lëvizjet e të dyshuarve.

    Prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të Gëzim Fejzullës, Anna Meissane Boudiaf dhe Arsen (Odise) Saliajt, të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim me pasojë të rëndë. /Marrë nga Top Channel

    Ballsh grabitja skema zbuluar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vlera e Nvidia-s rritet pas kthimit të Jensen Huang

    November 24, 2026

    Pentagoni vonon miratimin për dorëzimin e rreth 60 raketave të mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën

    November 24, 2026

    “Çifti me jetë të lumtur” i nxori zbuluar, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh

    November 24, 2026

    Gjykata e Lartë e Danimarkës lë në fuqi ligjin për “getot”, vendimi kundër lagjeve me migrantë

    November 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.