Pas reagimit të Vjosa Osmanit, edhe deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka kundërshtuar deklaratat e ish-deputetit të PDK-së Xhavit Haliti për veprimtarët e LDK-së.
Mustafa i quajti të papërgjegjshme dhe absurde pohimet që të vrarët etiketohen si UDB-ashë. Ai tha se një arsyetim i tillë mund të përdoret edhe për të njollosur civilët dhe pjesëtarët e UÇK-së.
Të lidhura
None found
Deputeti shprehu indinjatë ndaj asaj që e cilësoi si përpjekje për të njollosur viktimat e luftës.
“Deklarata si ‘UDBasha që u mshefshin si LDK, por janë vra si UDBasha’ i hapë derën deklaratave tjera njësoj të budallme se kinse ka pas ‘UDBasha që janë mshefë si civil ose si UÇK, por janë vra si UDBasha’. A po e shihni sa të budallme e idiotike dalin këto deklarata? Apo qëllimin e keni me përfundu te ‘mirë ua kanë ba që i kanë vra edhe LDK, edhe civil, edhe UÇK, se krejt UDBasha’? T’budallëm bre!”








