Reshjet e para të dëborës në Bulqizë, përmbytje pranë terminalit të udhëtarëve

Aktualitet | 3 minuta më parë

Bulqiza është përfshirë nga moti i ftohtë, ndërsa reshjet e para të dëborës kanë zbardhur zonat malore në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit.

Pas reshjeve të shiut, temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke sjellë ndryshimin e kushteve atmosferike dhe kalimin e reshjeve në dëborë në zonat me lartësi më të madhe.

Pavarësisht reshjeve dhe temperaturave të ulëta, deri më tani nuk raportohen ndërprerje të energjisë elektrike apo bllokime të akseve rrugore në zonat mbi 600 metra lartësi.

Ndërkohë, problematika është regjistruar në qytetin e Bulqizës, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullimin e ujit pranë Terminalit të Udhëtarëve. Situata ka krijuar një zonë të përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin dhe lëvizjen në këtë pjesë të qytetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme