Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit gjatë javës së kaluar, ku 40 persona janë arrestuar dhe vënë nën hetim. Gjithashtu janë vendosur 5,134 gjoba dhe bllokuar 49 automjete.
Sipas Policisë, këta persona drejtonin automjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose ishin larguar nga vendi i aksidentit.
Gjobat e vendosura gjatë monitorimit të akseve në Tiranë, me pajisje teknologjike:
-4418 drejtues të ndëshkuar për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit;
-268 drejtues motomjetesh të ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-149 shtetas të ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-130 shtetas të ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-123 shtetas të ndëshkuar për pozicionim të gabuar të mjetit në korsi;
-36 shtetas të ndëshkuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit.









Komente
Komento