Shtëpia botuese “Dukagjini” hap thirrjen DUKËSHQIP: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë librin e tyre origjinal

Pas konkurseve DUKËTALKS dhe DUKËSHKENCË, shtëpia botuese “Dukagjini” vazhdon traditën e projekteve edukative dhe krijuese me një nismë të re, DUKËSHQIP.
Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, shtëpia botuese “Dukagjini” hap thirrjen DUKËSHQIP, përmes së cilës fton nxënësit e klasave 1-9 nga shkollat e Kosovës të bëhen pjesë e një projekti krijues që synon të nxisë dashurinë për gjuhën shqipe, kreativitetin dhe njohjen evlerave të saj.
I konceptuar si projekt klasor, DUKËSHQIP synon t'u japë nxënësve mundësinë të shprehinimagjinatën dhe krijimtarinë e tyre përmes realizimit të një libri origjinal. Nën mentorimin emësimdhënësit/es, nxënësit do të bashkëpunojnë në krijimin e librit dhe do të dokumentojnë procesin e punës përmes një videoje.
Klasat pjesëmarrëse do të kenë mundësi të fitojnë çmime në të gjitha kategoritë e konkursit,ndërsa shpërblime të veçanta janë paraparë edhe për mësimdhënësit mentorë të klasavefituese.
Të interesuarit mund të gjejnë detajet për kategoritë pjesëmarrëse, kriteret e vlerësimit dheudhëzimet për aplikim në materialet informuese të publikuara nga shtëpia botuese “Dukagjini”.
Thirrja DUKËSHQIP: https://www.facebook.com/share/p/1E7b4Zs6E8/
Udhëzimet teknike: https://www.facebook.com/share/p/19jxXtGAWH/
Aplikimi bëhet nga mësimdhënësi/ja mentor/e, duke dërguar dokumentacionin dhe videon eprojektit në adresën elektronike: duke@dukagjinipublishing.com.
Afati i fundit për aplikim është më 22 dhjetor 2026, në orën 23:59.
Përmes kësaj nisme, shtëpia botuese “Dukagjini” ka për qëllim të krijojë hapësirë për shprehjen e talentit dhe të kreativitetit të nxënësve, duke i inkurajuar ata ta zbulojnë dhe ta vlerësojnë gjuhën shqipe përmes krijimtarisë dhe punës së përbashkët.































