Një pjesë e Prrenjasit pa energji prej gati 24 orësh pas stuhisë, OSHEE: Rikthimi pritet para mesditës
Stuhia që përfshiu Përrenjasin ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji prej gati 24 orësh, pas një defekti të konstatuar mesditën e së hënës.
Sipas OSHEE-së, dëmtimi është evidentuar në një linjë nëntokësore, duke vështirësuar lokalizimin e pikës së defektit dhe ndërhyrjen për riparimin e saj. Fillimisht, ekipet kanë punuar për identifikimin e zonës së dëmtuar, ndërsa më pas është bërë e nevojshme hapja e terrenit për të mundësuar riparimin.
Për rikthimin e furnizimit janë angazhuar tre grupe pune, të cilat po vijojnë ndërhyrjen në terren. OSHEE ka bërë me dije se energjia elektrike pritet të rikthehet përpara mesditës së sotme.
Ndërprerja e zgjatur ka vështirësuar aktivitetin e bizneseve dhe jetesën e familjeve, veçanërisht për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat në Prrenjas kanë zbritur deri në 1 gradë Celsius, duke e bërë edhe më të ndjeshme mungesën e energjisë për banorët që e përdorin atë për ngrohje.
Pas afro 24 orësh pa energji, banorët presin përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit në zonat e prekura.
Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani
Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kjo mazhorancë nuk e ka seriozisht integrimin, ka zhbërë çdo institucion
- 11:11 Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
- 11:07 SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani
- 10:52 Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kjo mazhorancë nuk e ka seriozisht integrimin, ka zhbërë çdo institucion
- 10:44 Kontrollet në kryeqytet, 5134 gjoba dhe 40 të arrestuar e proceduar! 49 mjete të bllokuara
- 10:34 PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin
- 10:31 Kapen dy të kërkuarit në Kukës, xhaxha e nip! Tentuan të merrnin peng një 42-vjeçar pas një konflikti