Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Në GJKKO këtë të martë është duke u zhvilluar seanca e radhës gjyqësor ndaj çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj nuk ka marrë pjesë në seancë por përmes avokatit i është drejtuar gjyqtarëve të posaçëm me një letër, ku kërkon që të vendosë të operohet për këmbën në një spital që do ai dhe familja e tij, dhe jo ku e përcakton Drejtoria e Burgjeve.
Në deklaratën e lexuar në gjykatë, Veliaj është shprehur se dëshiron të marrë pjesë në proces, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson këtë.
Pjesë nga diskutimi:
Leximi i letrës së Veliajt: Me gjithë vullnetit tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të prokurorisë, mbrojtja ime do ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore.
Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botox as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush, kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”, thuhet në letër.
Plarent Ndreca: Nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën referuar deklaratës që sapo lexuat, ndonëse vullneti i tij ka qenë të vijë vetë në proces. Dje kërkova të takohem dhe të konsultohem me klientin, edhe për sa i takon qëndrimeve që do të mbanim.
Duhet të diskutoja me ta disa elemente që të marrë konfirmimin e tij për mbrojtjen që kemi përgatitur, e kemi gati por ka dinamika që ndryshojnë dhe duhet ti konfirmoj. Siç e patë nuk u lejova sa u detyrova të thërras mediat që ta kem si provë. Kemi kërkuar nga ju që të shpreheni me një vendim urgjent sepse situata e tij shëndetësore është antinjerëzore dhe anti-humane. Është me qetësues, me dhimbje dhe paterica.
Ols Dado: Qëllimet janë të mësuara. Ne kemi informacionet tona mjekët nuk mendojnë kështu për pamundësinë e pjesmarrjes në gjyq. Ne kërkojmë vijimin e seancës. Nuk ka prova për pretendimin e ngritur. Nëse do të kthejmë në debat gjyqësor çështjen ku duhet bërë operacioni, dakord.
Një pjesë e Prrenjasit pa energji prej gati 24 orësh pas stuhisë, OSHEE: Rikthimi pritet para mesditës
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani
Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kjo mazhorancë nuk e ka seriozisht integrimin, ka zhbërë çdo institucion
- 11:11 Një pjesë e Prrenjasit pa energji prej gati 24 orësh pas stuhisë, OSHEE: Rikthimi pritet para mesditës
- 11:07 SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani
- 10:52 Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kjo mazhorancë nuk e ka seriozisht integrimin, ka zhbërë çdo institucion
- 10:44 Kontrollet në kryeqytet, 5134 gjoba dhe 40 të arrestuar e proceduar! 49 mjete të bllokuara
- 10:34 PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin
- 10:31 Kapen dy të kërkuarit në Kukës, xhaxha e nip! Tentuan të merrnin peng një 42-vjeçar pas një konflikti