Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ishte marrë i pandehur për veprat penale të pastrimit të parave dhe përkrahjes së autorit të krimit.
Çështja ndaj ish-zyrtarit të Policisë kishte përfunduar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, pasi Gjykata e Posaçme kishte vendosur të shpallte moskompetencën për gjykimin e tij.
Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata ka dhënë vendimin e pafajësisë për Breçanin lidhur me akuzat që rëndonin ndaj tij.
Me këtë vendim përfundon procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesit të Policisë së Tiranës për këtë çështje, ndërsa vendimi i gjykatës shënon rrëzimin e përgjegjësisë penale për veprat për të cilat akuzohej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



