Gara brenda PS në Korçë, gazetari zbulon emrat që duan të drejtojnë bashkinë! Vendos Peleshi

24 Nëntor 2026 | 11:27

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi në një lidhje live me gazetaren Esmeralda Mulaj ka zbuluar detaje dhe emra nga radhët e PS-së që duan të drejtojnë bashkinë e Korçës. Shkëmbi u shpreh se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gëzon hapësirë të gjerë vendimmarrjeje për përzgjedhjen e kandidatëve në pesë prej bashkive të qarkut, gjithmonë me miratimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndër emrat që gazetari përmendi janë Petrika Tollkuçi, Vinjola Rota dhe Kletjon Kita. Shkëmbi gjithashtu bëri një background të të gjithë kandidatëve që dëshirojnë të marrin drejtimin e Bashkisë si dhe pozicionet që kanë mbajtur ndër vite.

“Në fakt kanë dalë disa prej, apo të paktën ka dalë, nuk është se ka dalë zyrtarisht, por kuptohet në qytet se kush dëshiron të bëhet kryetar bashkie, pasi Sotiraq Filo e mbyll mandatin e tretë dhe të paktën sipas kuadrit ligjor nuk i lejohet më të rikandidojë.

Duhet fillimisht që të kuptojmë se si është situata politike në Korçë përpara se të përmendim emrat. Kemi të bëjmë me një drejtues politik që nga viti 2013 deri në vitin 2026 që po shkojmë drejt fundit të 2026-ës, ku na ndajnë vetëm dy muaj, që është i vetmi drejtues politik i palëvizur në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Me sa mbaj mend duhet të jetë edhe Mirela Kumbaro, por me më pak vite sesa Niko Peleshi. Kështu që kemi të bëjmë me një njeri i cili ka një dorë të lirë përsa i përket pesë bashkive, jo gjashtë se Pogradecin e zgjidhin vetë hallin ata, por të paktën në pesë bashki është vetë dora e Niko Peleshit ai që e përzgjedh, normalisht patjetër me miratimin e kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit i ka lënë një dorë të lirë Niko Peleshit, sepse ka ditur që të fitojë qoftë edhe një bashki shumë të vështirë siç ka qenë bashkia e Devollit, siç fitoi me Eduard Duron.

I pari që kërkon të bëhet kryetar bashkie dhe që lehtë kuptohet, kjo është Petrika Tollkuçi, kryetar i Këshillit të Qarkut të Korçës, një emër i rëndësishëm i Partisë Socialiste në qytetin e Korçës, kryetar aktualisht i Partisë Socialiste ose bashkëkryetar sepse Partia Socialiste normalisht ndahet midis një bashkëkryetari mashkull dhe një bashkëkryetareje femër.

Petrika Tollkuçi në fakt ka mbajtur pozicione të rëndësishme në qytet si drejtor i Tatimeve, më pas drejtor i FKSZ-së, pra e më pastaj tanimë është edhe kryetar i Këshillit të Qarkut. Ka një mbështetje në fakt.

Petrika Tollkuçi ende nuk e ka marrë atë miratimin për të nisur atë fushatën e vet zyrtare nga Niko Peleshi, sepse është ende herët për ta thënë këtë, por ai është një emër i cili dëshiron të jetë zëvendësues i karriges që do të lërë pas Sotiraq Filo.

Vinjola Rota, ish-kandidate për deputete, në vitin 2025 ka qenë kandidate për deputete ku kanë qenë tre gra në fakt në listën e Partisë Socialiste në juglindje: ka qenë Eni Zake, Besa Spaho dhe Vinjola Rota. Eni Zake ka marrë diku rreth 400-500 vota më pak se Besa Spaho, kjo e fundit shkoi në Parlament.

Ndërkohë që Vinjola Rota rezultoi e treta diku rreth me 5000, maksimumi 6000 vota. Një çudi në fakt sepse nga një drejtoreshë arsimi, e cila normalisht që dha dorëheqjen sipas kuadrit ligjor, por përsëri pas zgjedhjeve u rikthye në të njëjtin pozicion, nuk pritej ky masivizim votash dhe i është ngritur mendja se mund të qëndrojë e denjë në karrigen e kryetares së bashkisë, për të qenë në fakt ndër të rralla herë që një femër të qëndrojë në krye të bashkisë së Korçës.

Kletjon Kita është nënkryetari i Bashkisë së Korçës, i cili ka një miqësi të hershme me Niko Peleshin, që në vitin 2007 atëherë kur Niko Peleshi ende nuk ishte zgjedhur kryetar bashkie, kur kandidonte përballë Andrea Manos, Gjergj Papës, Gjergj Mero-s e të tjera.

Pra ka patur një besnikëri të Kletjon Kitës përballë Niko Peleshit. Kletjon Kita në fakt ka qenë drejtor i Tatim-Taksave në Bashkinë e Korçës, tanimë prej disa vitesh bashkë me Sotiraq Filon drejtojnë Bashkinë e Korçës.

Filo si kryetar dhe Kletjon Kita si nënkryetar. Ka një, le të themi, një mbështetje të gjerë sidomos në fushën e të rinjve, në sektorin e të rinjve, dhe është një tjetër emër i cili përflitet për të qenë kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste në qytetin e Korçës”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një pjesë e Prrenjasit pa energji prej gati 24 orësh pas stuhisë, OSHEE: Rikthimi pritet para mesditës

Stuhia që përfshiu Përrenjasin ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji prej gati...
11:11 | 24/11/2026

Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime

Në GJKKO këtë të martë është duke u zhvilluar seanca e radhës gjyqësor ndaj çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj nuk ka marrë...
11:11 | 24/11/2026

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar këtë të martë dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, për...
11:07 | 24/11/2026