Aktualitet

Tentativë rrëmbimi dhe dhunë, arrestohen xhaxhai dhe nipi në Kukës!

Tentuan të rrëmbenin 42-vjeçarin dhe e dhunuan, arrestohen xhaxha e nip nga Policia e Kukësit për ngjarjen e para katër ditëve.

Kukës/Zbardhen rrethanat dhe motivi i konfliktit të ndodhur ndërmjet 3 shtetasve, më datë 20.11.2026.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetasit e shpallur në kërkim (xhaxha e nip), të cilët dyshohet se i prenë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 41-vjeçarin me të cilin ishin konfliktuar dhe tentuan të merrnin me forcë.

Shërbimet e Policisë të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, kapën dhe ndaluan shtetasit në kërkim: S.J., 45 vjeç dhe S.J., 24 vjeç (xhaxha dhe nip), banues në Gjinaj, Has.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 20.11.2026, janë konfliktuar me shtetasin V.D., 42 vjeç, për motive të dobëta.

Disa orë më pas, në aksin rrugor Kukës-Krumë, dyshohet se i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi V. D., së bashku me një punonjës policie dhe kanë tentuar ta marrin me forcë shtetasin V.D., duke e goditur me sende të forta, si dhe duke dëmtuar automjetin e tij.

Punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.