Milani ka zgjedhur Markus Krösche si drejtuesin e ri të sektorit të futbollit. Gjermani do të largohet nga Eintracht Frankfurt pas aktivizimit të klauzolës së largimit, me klubin gjerman që pritet të përfitojë rreth 4 milionë euro. Zyrtarizimi pritet të bëhet përpara fillimit të vitit 2027, por Krösche do të nisë punën që në dhjetor, me fokus te merkatoja e janarit.Kështu pas largimit të Igli Tares, kuqezinjtë do të kenë Drejtorin e ri sportive, me Krosche që ka bërë një punë lavdëruese sezonet e fundit në drejtimin e Frankfurt.

Ndërkohë, e ardhmja e Santi Gimenez te Porto është në pikëpyetje. Sulmuesi meksikan nuk ka arritur të fitojë hapësirat e duhura nën drejtimin e Francesco Fariolit, duke regjistruar vetëm dy gola në nëntë paraqitje. Milani po shqyrton ndërprerjen e parakohshme të huazimit, për t’i gjetur më pas një skuadër tjetër ku mund të ketë më shumë minuta dhe vazhdimësi.

Por lajmi më i mirë për kuqezinjtë vjen nga Adrien Rabiot. Mesfushori francez po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës. Me gola, asiste dhe paraqitje mbresëlënëse, 31-vjeçari ka arritur një rekord që nuk përsëritej te Milani që prej Kakasë në vitin 2004, duke kontribuar me gol ose asist në shtatë ndeshje radhazi të kampionatit.

Performancat e tij kanë bindur plotësisht trajnerin Ruben Amorim, ndërsa drejtuesit kuqezi po punojnë për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2028.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb