Aktualitet

Deklarimi i rremë i pasurisë, SPAK-u kërkon mbi 1 vit burg për ish-deputetin Dogjani!

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani, për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë pas kallëzimit të një biznesmeni. Seanca u shty për më 9 dhjetor.

Dënimi të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Çështja lidhet me përfitimin e një apartamenti me sipërfaqe 128.4 metra katrorë në Tiranë, për të cilin Dogjani deklaronte se e kishte marrë nga një shoqëri ndërtimi, në këmbim të konsulencave juridike të ofruara dhe atyre që do të ofronte në të ardhmen.

Por, sipas hetimeve të SPAK-ut, apartamenti nuk është përfituar në këmbim të shërbimeve juridike, por qe blerë nga Dogjani përmes pagesave në para cash, në vlerën rreth 122 mijë euro.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.