Prej orës 10:00, në GJKKO mbahet seanca e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili mungon për shkak të problemit me këmbën dhe i kërkon trupës gjykuese të marrë vendim për operacionin e tij, që të operohet në spitalin e zgjedhur nga familja. Në një letër nga burgu i Fierit, shkruan:
Megjithë vullnetin tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të prokurorisë, mbrojtja ime do t’ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore.
Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botox, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime.
Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO-ja të ndërhyjë dhe të marrë një vendim!