Më 11 dhjetor, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 25 të pandehurve të tjerë, si dhe dy subjekteve tregtare. Në total, në këtë proces janë 28 të pandehur, persona fizikë dhe juridikë.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Atalanta Zeqirja, e cila do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të ketë një tjetër vendimmarrje lidhur me vijimin e procedimit.
Seanca paraprake shënon fazën e shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe të akteve të dosjes, përpara vendimit për kalimin ose jo të çështjes në gjykim.a.b



