Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

24 Nëntor 2026 | 12:08

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të karburanteve. Sipas njoftimit, nafta me pakicë do të shitet jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  183 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 159 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 147 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë  57 ekë/litër për automjetet. Gjithashtu, çmimi i gazoilit  për aktivitetin e peshkimit do të jetë 99 lekë/litër.

Sipas njoftimit, çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi këtë të martë ora  14.00  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi ka tërhequr vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia nis hetimet! Dyshimet e para (VIDEO)

Një shpërthim u regjistrua në orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Athinës në lokalin në pronësi të një shqiptari. Dëshmitarë okularë...
12:20 | 24/11/2026

Gara për zgjedhjet lokale! A kanë studentët një kandidat në Shkodër? E zbulon gazetari

Përgatitjet për zgjedhjet lokale po marrin formë në Qarkun e Shkodrës, ku emra të ndryshëm politikë po qarkullojnë brenda Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ndërsa...
12:17 | 24/11/2026

GJKKO për kërkesën e Veliajt: Shërbimin shëndetësor e garanton Drejtoria e Burgjeve

GJKKO këtë të martë gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar moskompetencë lidhur me kërkesën e paraqitur për situatën shëndetësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke...
12:08 | 24/11/2026