Kërçeli kërkon sqarime për investimet në asetet e KEDS-it: Kush i financon milionat?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka shprehur shqetësim për regjistrimin e aseteve të KEDS-it që, sipas tij, paguhen nga qytetarët.

Gjatë raportimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Komisionin parlamentar për Ekonomi, Kërçeli kërkoi të dijë nëse pajisjet dhe investimet që financojnë qytetarët për ndërtimin e fermave solare, përfshirë transformatorët, regjistrohen në emër të KEDS-it dhe raportohen si asete të kompanisë te ZRRE-ja.

Të lidhura

None found

Kërçeli: A e dini se këto asete i ka paguar qytetari i Kosovës?

“A jeni në dijeni që qytetarët që duan të vendosin ferma solare e paguajnë transformatorin, ndërsa KEDS-i e regjistron atë si aset të vetin dhe jua raporton juve (ZRRE-së) si 200 milionë? Në të vërtetë, e ka paguar qytetari i Kosovës. A keni dijeni për këtë?”, pyeti Kërçeli.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, u përgjigj se i duhej më shumë kohë për të dhënë sqarime rreth çështjes.

Gojani: Më nevojitet më shumë kohë për këtë

“Ndoshta më duhet pak më shumë kohë për këtë”, tha shkurt Gojani gjatë seancës së Komisionit parlamentar për Ekonomi.

Gojani, i cili po raporton para Komisionit për Ekonomi, bëri të ditur se për vitin 2027 synohet hartimi i një raporti auditimi.

Gojani: Do të përpiqemi të kemi raport auditimi për vitin 2027

“Për vitin 2027 kemi planifikuar që, në kuadër të shpenzimeve operative, të përfshihet auditimi i investimeve. Do të bëjmë përpjekje që të kemi një raport auditimi”, tha ai.

Ai shtoi se planifikohet edhe krijimi i një departamenti për monitorim.

Gojani: Shpresojmë të monitorojmë edhe kodet teknike aktuale

“Parashikojmë që në të ardhmen të kemi edhe një departament të monitorimit. Shpresojmë që në kuadër të tij të monitorohen kodet teknike aktuale, standardet e cilësisë dhe inkasimet nga dy operatorët, KEDS dhe KESCO”, u shpreh Gojani.

Sipas kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, niveli i humbjeve të lejuara është 14.28 për qind.

Gojani: Kufiri i humbjeve të lejuara është 14.28 për qind

“Humbjet e lejuara janë 14.28 për qind. Pjesa që është nën këtë nivel mbulohet përmes tarifës, ndërsa ajo që e tejkalon nuk mbulohet. Afërsisht 0.7 për qind nuk mbulohet në tarifë dhe nuk përfshihet te të ardhurat e lejuara. Kjo shërben si nxitje për operatorët e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes, sepse nëse arrijnë t’i mbajnë humbjet nën 14.28 për qind, përfitojnë të ardhura shtesë”, tha ai.

I pyetur nga një anëtar i Komisionit nëse kompania ua ngarkon qytetarëve këtë kosto në fatura, Gojani u përgjigj se humbjet deri në nivelin 14.28 për qind janë pjesë e të ardhurave të lejuara.


Shtuar më 24.11.2026 12:14

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet