Gara për zgjedhjet lokale! A kanë studentët një kandidat në Shkodër? E zbulon gazetari

24 Nëntor 2026 | 12:17

Përgatitjet për zgjedhjet lokale po marrin formë në Qarkun e Shkodrës, ku emra të ndryshëm politikë po qarkullojnë brenda Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë sinjal për një kandidaturë të tretë ose përfaqësim të studentëve jashtë dy partive kryesore.

Detajet u bënë të ditura nga gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, gjatë një lidhjeje live me gazetaren Esmeralda Mulaj. Sipas gazetarit, te PD, ndër më të kuotuarit për të garuar në Bashkinë e Shkodrës është ish-kryebashkiaku Bardh Spahia, emër i propozuar nga baza demokrate. Ndërkohë, te Partia Socialiste, emri kryesor mbetet kryebashkiaku aktual Benet Beci.

“Le të themi ndër më të kuotuarit janë ish-kryebashkiaku i Shkodrës për një vit, Bardh Spahia, i cili është një nga emrat që ka dalë sërish në skenë për të qenë kandidat i Partisë Demokratike në bashkinë e Shkodrës.

Një emër i propozuar ky nga baza e demokratëve. Po ashtu, një emër i cili është risi në fakt në Partinë Demokratike është edhe i riu Ted Kopliku, i cili aktualisht është drejtues i departamentit të rinisë në Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e fundit ai garoi për deputet dhe siguroi rreth 7.000 vota, duke qenë kështu një nga ato emrat potencial për të qenë në garë për të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës.

Ndërsa nuk mbetet më pas edhe deputeti aktual Klidi Hoti, i cili është edhe ai një nga emrat e përfolur për të qenë kandidat të Partisë Demokratike për bashkinë e Shkodrës. Po ashtu, në listë është edhe Greta Bardeli, por ndoshta paksa më pak e kuotuar. Ndërsa nuk përjashtohen edhe emra të tjerë që mund të vijnë nga jeta akademike në qytetin e Shkodrës, pra jashtë politikës.

Sa i takon Partisë Socialiste, në fakt nuk ka emra të tjerë përveç zotit Benet Beci, i cili aktualisht drejton bashkinë e Shkodrës. Deri në këto momente në Shkodër edhe emri i drejtuesit aktual politik në Shkodër të Partisë Socialiste, njëherësh edhe ministrit të energjetikës, Enea Karakaçi, ka qenë ky i fundit që e ka mohuar një kandidim të tij në bashkinë e Shkodrës, të paktën deri në këto momente.

Kemi dhe bashkinë e Pukës e cila drejtohet nga të djathtët. Ka qenë kryebashkiaku aktual i Fushë-Arrëzit, bashkia e cila do të bashkohet me Pukën, i cili po lobon në një farë mënyre fortë për të qenë ai kandidat i bashkisë së bashkuar të Pukës, zoti Hil Curri, i cili po bën le të themi atë fushatën brenda të djathtëve dhe është një nga emrat që po përflitet shumë për të qenë ai kandidat për të ruajtur bashkinë e Pukës.

Në bashkinë e Malësisë së Madhe, në fakt, pasi sipas edhe ligjit në Shqipëri nuk do të lejohet më që të kandidojë kryebashkiaku Tonin Marinaj, pritet që kandidatura e Partisë Socialiste atje të jetë deputeti aktual i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Bujar Rexha, ndoshta të paktën i pakonfirmuar zyrtarisht, por ndër struktura flitet shumë për emrin e tij për të qenë pasues i Tonin Marinajt si kandidaturë e Partisë Socialiste.

Ndërsa sa i takon Partisë Demokratike, mund të jetë edhe deputeti aktual i kësaj force politike atje, Ramadan Likaj, i cili më herët edhe ka drejtuar bashkinë e Malësisë së Madhe, por mbetet për t’u parë pasi ka dhe emra të tjerë të cilët janë propozuar për të kandiduar për të përfaqësuar këtë forcë politike në Malësinë e Madhe. Sa i takon Vaut të Dejës, duket se vijojnë që të jenë të njësuar socialistët në emrin e Kristian Shkrelit, pas çka pritet që të zyrtarizohet edhe kandidatura e tij, duke marrë parasysh dhe çështjen që ai ka në SPAK dhe nuk dihet se si do të shkojë, nëse do të kemi një vendim që do ta penalizojë atë për të kandiduar ose jo.

Ndërsa sa i takon demokratëve, ka disa emra ndoshta jo të zyrtarizuar që po përfliten atje, por siç e thashë, ndoshta fillimi i muajit dhjetor do të ketë edhe për Partinë Demokratike sidomos emrat e zyrtarizuar në të katër bashkitë që përfaqëson qarku i Shkodrës.

Në Shkodër nuk ka qenë shumë prezente kjo lëvizje dhe nëse është reflektuar kjo edhe në protesta, kemi parë që në Shkodër nuk ka pasur protesta të rëndësishme të studentëve. Më kemi pasur një apo dy ditë në tërësi gjatë gjithë këtyre muajve protesta të studentëve, pjesa tjetër më pas kanë qenë, le të themi, një formë segmente të lokalizuara interesash të ndryshëm të cilët kanë protestuar në qytetin e Shkodrës dhe nuk mund të themi që të paktën deri më tani përflitet për një kandidat të tretë të pavarur që do të përfaqësojë studentët apo çfarëdolloj force tjetër politike jashtë dy partive të mëdha tradicionale në Shqipëri. Të paktën deri në këto momente nuk ka një emër të tretë”, është shprehur gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO për kërkesën e Veliajt: Shërbimin shëndetësor e garanton Drejtoria e Burgjeve

GJKKO këtë të martë gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar moskompetencë lidhur me kërkesën e paraqitur për situatën shëndetësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke...
12:08 | 24/11/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të...
12:08 | 24/11/2026

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e Volvos së autorëve para atentatit

Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier, ku...
11:48 | 24/11/2026