Dalin pamjet, momenti i shpërthimit të lokalit të shqiptarit në Greqi, pak ditë më parë i dogjën edhe lavazhin (VIDEO)
Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë dokumentuar momentin e shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi një kafene në pronësi të një shqiptari në zonën e Nea Ionias, në Athinë të Greqisë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, pak pas orës 04:00, në rrugën Sinopis, ku një sasi eksplozivi ishte vendosur jashtë biznesit.
Nga shpërthimi pati dëme të konsiderueshme në ambientet e lokalit, si në pjesën e jashtme ashtu edhe në brendësi, ndërsa u dëmtuan edhe disa biznese pranë tij.
Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se vetëm pak ditë më parë, më 13 nëntor, persona ende të paidentifikuar i kishin vënë zjarrin edhe një lavazhi makinash, gjithashtu në pronësi të të njëjtit biznesmen me origjinë shqiptare.
Policia greke po heton të dyja ngjarjet dhe po shqyrton mundësinë e një lidhjeje mes tyre, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmeve.
/vizionplus.tv




