Qytetarët e Bulqizës janë përballur sërish këtë vit me të njëjtën problematikë si vitin e kaluar.

Rruga që lidh dy lagjet e qytetit të minatorëve është nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Qytetarët kanë hasur shumë vështirësi për të lëvizur nga njëra lagje në tjetrën, ku kanë vendosur gurë e pllaka që të mos zhyten në ujë, raporton gazetari Enver Doçi.

Qytetarët thonë se kjo përmbytje e rrugës shkaktohet sa herë ka reshje shirash, ndërsa përmbytjes nuk i shpëton as terminali i autobusëve. Vështirësi në lëvizje kanë edhe automjetet e vogla.

Shkak për përmbytjen e kësaj rruge bëhet kanali ujëmbledhës mes dy lagjeve që nis nga Qafa e Buallit. Edhe pse vitin e kaluar u bë një zgjerim i tij, nuk ka mjaftuar për të përballuar sasinë e madhe të ujit që u grumbullua nga shirat e fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: