Gjykata e Posaçme nuk e pranoi kërkesën e Veliajt për t’iu nënshtruar ndërhyrjes në këmbë në një spital privat. Gjykata deklaroi, sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se nuk është kompetencë e gjykatës që të shprehet për këtë kërkesë, por përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për trajtimin shëndetësor të të burgosurve dhe paraburgosurve.