Përjashtimi i Elisa Spiropalit/ Taulant Balla: Më vjen keq që shkuam në këtë vendimmarrje

Në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të grupit për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropalit.

Pas përfundimit të mbledhjes, Balla shprehu keqardhjen për këtë vendim, duke theksuar se ai është marrë në përputhje me statutin e Partisë Socialiste dhe rregulloren e grupit parlamentar.

Të lidhura

None found

Taulant Balla: Në fund të mbledhjes, kemi diskutuar edhe për çështje të organizimit dhe të disiplinës së brendshme të PS, të cilat nuk janë objekt diskutimi me mediat.

Çfarë bëri që e përjashtuat?

Taulant Balla: Çështjet e diskutimit të brendshëm nuk janë objekt diskutimi me mediat. Do të keni dokumentacionit që do t’i vihet në funksion kuvendit, lidhur me këtë vendimmarrje, që në zbatim të rregullores së grupit parlamentar, u njoftua sot edhe në grup. Pas 9 vitesh më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Kjo legjislaturë ka edhe 30 muaj deri në fund. Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në Bundestagun gjerman, rregulloren e grupit ka një nen, 28.

Do komunikoni me Spiropalin?

Taulant Balla: Padyshim, unë komunikoj me të gjithë deputetët e kuvendit.

Deputetja Elisa Spiropali është përjashtuar këtë të martë, 24 nëntor, dhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke dalë kështu si deputete e pavarur.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, socialistët kanë votuar pro përjashtimit të Spiropalit. Të vetmit që kanë abstenuar janë deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi. Vetë Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhje dhe as Edi Rama.

Nga Asambleja e PS-së e mbajtur më 14 nëntor, kryeministri dhe kryetari i partisë Edi Rama, e përjashtoi Spiropalin dhe ish-deputetin Plarent Ndreca nga të gjitha forumet drejtuese.


Shtuar më 24.11.2026 13:10

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet