Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur objektiva të reja për rritjen e pagave në Greqi gjatë viteve të ardhshme. Ai deklaroi se paga mesatare mund të arrijë në 1800 euro deri në vitin 2030, ndërsa paga minimale pritet të kalojë 1000 euro që në vitin 2028. Sipas tij, realizimi i këtyre objektivave varet nga rritja ekonomike e vendit me një ritëm të paktën dy herë më të lartë se mesatarja europiane. Mitsotakis theksoi se ekonomia greke duhet të vazhdojë transformimin drejt një modeli më konkurrues dhe më të orientuar nga tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, ai pranoi se rritjet e pagave gjatë pesë viteve të fundit janë zbehur ndjeshëm nga shtrenjtimi i jetesës dhe vala e inflacionit.