Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta do të shitet me 195 lekë për litër, duke pësuar një ulje prej 6 lekësh nga çmimi i mëparshëm. Edhe benzina do të kushtojë më pak. Çmimi i saj është ulur me 1 lek, duke zbritur në 159 lekë për litër. Ndërkohë, gazi për automjetet do të tregtohet me 69 lekë për litër, ndërsa gazoili për aktivitetin e peshkimit do të kushtojë 99 lekë për litër. Çmimet e reja hyn në fuqi më 24 nëntor, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të Transparencës.