Bota
Zelensky konfirmon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës: Ishte objektiv legjitim
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit me dron ndaj një anijeje mallrash ruse, të kryer të shtunën e kaluar në Gjirin e Finlandës, raporton Bloomberg.
Në një intervistë për Bloomberg, Zelensky deklaroi se anija ruse “Sparta II” ishte një objektiv legjitim për ushtrinë ukrainase, pasi, sipas tij, transportonte armë.
Reklamë
Anija, e administruar nga kompania ruse e logjistikës ushtarake Oboronlogistika, u godit në ujëra ndërkombëtare në Gjirin e Finlandës.
Nga sulmi mbeti i plagosur një anëtar i ekuipazhit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




