Bayern Munich po e konsideron mundësinë për ta rikthyer Eric-Maxim Choupo-Motingun në skuadër, raporton mediumi gjerman Sky.
Sipas raportimit, drejtuesit e klubit rekordmen të Gjermanisë kanë diskutuar mundësinë e rikthimit të ish-sulmuesit, i cili tashmë është 37 vjeç dhe mund të bashkohet si futbollist i lirë.
Të lidhura
None found
Gjatë periudhës së tij të parë në Bayern, nga viti 2020 deri në vitin 2024, Choupo-Moting realizoi 38 gola dhe dha 13 asistime në 122 paraqitje zyrtare.
Sulmuesi kamerunas, i cili numëron 76 ndeshje me përfaqësuesen e Kamerunit, e ka kontratën me New York Red Bulls deri në fund të këtij viti.
Ai u transferua te klubi amerikan pasi qëndroi pothuajse gjashtë muaj pa ekip, pas përfundimit të marrëveshjes me Bayernin në verën e vitit 2024.
Me New York Red Bulls, ai ka luajtur 61 ndeshje në MLS dhe ka shënuar 24 gola. Në sezonin e parë në New York, sulmuesi realizoi 18 herë në 33 takime të kampionatit, ndërsa në edicionin e dytë shënoi vetëm pesë gola në 22 paraqitje.
Rënia në performancë u ndikua edhe nga një dëmtim në gju, i cili e mbajti të shqetësuar për disa muaj. Për këtë arsye, së bashku me moshën e tij, problemi fizik e bën të pasigurt një rikthim të mundshëm në Bayern.
Gjatë qëndrimit të tij në klub, Choupo-Moting fitoi vlerësimin e tifozëve dhe të bashkëlojtarëve.
Ai u vlerësua edhe për kontributin në fushë, pasi shërbeu si alternativë e Robert Lewandowskit, të paktën deri në zgjatjen e kontratës së këtij të fundit në vitin 2023.








