Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi pas daljes nga GJKKO se do të jetë familja ajo që do të vendosë për mjekun që do të kryejë operacionin e klientit të tij.
Ai theksoi se zgjedhja e mjekut nuk është kompetencë e prokurorisë, ndërsa pretendoi se Spitali Memorial i Fierit nuk i plotëson kushtet për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.
“Uroj që të mos jetë sekret shtetëror vendimi i ri. Nuk e vendosin prokurorët se ku do të operohet Veliaj, por familja. Duhet të ndiqet nga mjeku i zgjedhur. Nëse mjeku i zgjedhur nga familja do të na sugjerojë Spitalin e Traumës, do ta pranojmë”, u shpreh Ndreca.