OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët në 2025-ën

24 Nëntor 2026 | 14:31

Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose anëtarët e familjes gjatë vitit 2025, sipas një raporti të publikuar më 24 nëntor nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe UN Women.

Raporti, i publikuar në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, më 25 nëntor, tregon se, ashtu si në vitet paraprake, shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat.

Nga rreth 78 mijë gra dhe vajza të vrara në botë gjatë vitit 2025, 60 për qind u vranë nga partnerët ose familjarët e tyre.

Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo ditë 129 gra dhe vajza u vranë nga njerëzit e rrethit të tyre më të afërt.

Sipas raportit, numri i viktimave ishte veçanërisht i lartë në Afrikë, ndërsa gratë dhe vajzat ishin relativisht më të sigurta në Evropë.

Drejtoresha e UNODC-së, Monica Juma, tha se normat shoqërore dhe dështimi i mekanizmave institucionalë të mbrojtjes krijojnë një mjedis në të cilin vrasja e një bashkëshorteje, vajze, nëne apo motre “bëhet e tolerueshme”.

Ndryshimi i këtij realiteti, sipas saj, kërkon veprime të vazhdueshme në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Drejtoresha ekzekutive e UN Women, Sima Bahous, bëri thirrje për veprime urgjente, në mënyrë që asnjë shenjë paralajmëruese e dhunës të mos shpërfillet, asnjë e mbijetuar të mos mbetet pa mbrojtje dhe asnjë autor i krimit të mos i shpëtojë përgjegjësisë.

Të dhënat e OKB-së tregojnë se, ndonëse shkalla e vrasjeve në nivel global është në rënie, ajo e femicidit – vrasjes së grave dhe vajzave për shkak të gjinisë së tyre – bie me ritme shumë më të ngadalta.

Në Evropë, për shembull, shkalla e përgjithshme e vrasjeve ra për 43 për qind nga viti 2010 deri më 2025, ndërsa ajo e femicidit për vetëm 28 për qind.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitet rezidenca e pushimeve e Princit William në Angli, familja mbretërore nuk ndodhej në banesë

Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë në fshat të Princit William të Britanisë dhe gruas së tij Kate, raportoi të martën gazeta...
14:27 | 24/11/2026

Burnham: Ribashkimi me BE-në pa referendum është i paimagjinueshëm

Udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, tha se ribashkimi me Bashkimin Evropian pa një referendum do të ishte “i paimagjinueshëm”, ndërsa akuzoi paraardhësit që...
10:06 | 24/11/2026

Netanyahu për rikthimin e Huang në krye të Nvidia-s: Lajm i mirë për Izraelin dhe industrinë globale të IA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti rikthimin e Jensen Huang si CEO i Nvidia-s  një “zhvillim pozitiv për partneritetin e kompanisë me Izraelin” dhe “për...
09:50 | 24/11/2026