‘Nuk vendos GjKKO për ndërhyrjen e Erion Veliajt, por Drejtoria e Burgjeve”-me këtë argument gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e kryebashkiakut që kërkonte nga trupa që po e gjykon, të vendoste edhe për situatën e tij shëndetësore. *Tekst- * Përmes një letre të shkeuar nga IEVP Fier, Kryebashkiaku i arrestuar kpmbpnguli sërish që të ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, por pengohej nga këmba e thyer. Letra e Erion Veliaj Grafikë: “Megjithë vullnetit tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundjr për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të kërkesës suaj dhe të prokurorisë, mbrojtja ime do ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”.