Jeta Deda është emëruar në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë duke marrë detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të këtij institucioni. Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ajo ka zëvendësuar Elisaveta Treskën, ndërsa Deda pritet të vijojë punën për forcimin e kapaciteteve spitalore, përmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale:
Jeta Deda merr drejtimin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, me përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e këtij institucioni, në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve.
Mirënjohje Elisavetën Treskës për angazhimin dhe kontributin e saj dhe suksese drejtoreshës së re të përgjithshme Jeta Deda, në detyrën e re!- thuhet në njoftim.
Jeta Deda që prej nëntorit 2026, mban detyrën e Këshilltares së Jashtme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nga dhjetori 2023 deri në nëntor 2026, ajo ka ushtruar funksionin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH).
Më herët, nga dhjetori 2021 deri në nëntor 2023, Deda ka mbajtur postin e drejtoreshës së përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), detyrë nga e cila u largua në vitin 2023, pasi paraqiti dorëheqjen.








Komente
Komento