CineStar fton të gjitha adhurueset e kinemasë që të bëhen pjesë e një mbrëmjeje speciale CineLady, me 25 Nëntor, me parapremierën e filmit më të ri Focker In-Law, një histori që premton shumë humor, situata të papritura dhe momente argëtuese në ekranin e madh.

Filmi sjell në kast emra të njohur të Hollywoodit, si Robert De Niro, Ben Stiller dhe Ariana Grande, duke bashkuar gjenerata të ndryshme të yjeve në një komedi që do ta bëjë këtë mbrëmje edhe më të veçantë.


Mbrëmja fillon nga ora 19:30, me një pije të mirëseardhjes për të gjitha të pranishmet, duke krijuar atmosferën ideale për një dalje me shoqe, plot argëtim dhe momente të bukura.

Por surprizat nuk përfundojnë me filmin! Për këtë event janë përgatitur edhe dhurata speciale për më fatlumet, të mundësuara nga partnerët tanë: EBC Cosmetics, KFC, L’Occitane, OXA Dent, OXA Beauty Center, Dhurata Box, Kaia Jewellery, Brows with Qessy, Serena, Big Scoop Express dhe Mirkena Nails, të cilët i japin kësaj mbrëmjeje edhe më shumë arsye për të qenë pjesë e saj.

CineLady është ftesa ideale për të kaluar një mbrëmje ndryshe, për të shijuar një komedi të shumëpritur dhe për të ndarë momente të bukura me shoqet.

Rezervoni vendet tuaja në kohë dhe bëhuni pjesë e CineLady me 25 Nëntor, në CineStar, Prishtina Mall! Biletat mund ti bleni përmes website cinestarcinemas-ks.eu, aplikacionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë!