Aktivistja shqiptare nga Lugina e Preshevës, Drita Zumberi, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, është nderuar me titullin “Ambasadore e Imazhit Shqiptar në Botë”.

Ky vlerësim i është ndarë në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e saj në promovimin e vlerave dhe imazhit shqiptar në diasporë, shkruan Telegrafi.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zumberi ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë nderim, duke falënderuar përfaqësuesit e organizatave shqiptare.

Ajo ka falënderuar prof. dr. Astrit Q. Memian nga Forumi “Imazh & Media”, Adnan Imerin nga Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe Guximtar Alushin nga Shoqata Kulturore “Bashkimi”.

“I nderuari të nderon”, ka shkruar Zumberi, duke shoqëruar me këtë mesazh publikimin e mirënjohjes së marrë./Telegrafi/