Një dokument historik që hedh dritë mbi jetën private dhe pasurinë e arkitektit të famshëm Antoni Gaudí është bërë publik për herë të parë, një shekull pas vdekjes së tij.
Kolegji i Noterëve të Katalonjës ka publikuar inventarin e pasurisë së njeriut që i kushtoi vitet e fundit të jetës ndërtimit të bazilikës Sagrada Familia në Barcelonë.

Dokumenti zbulon se Gaudí ia kishte lënë të gjitha pasuritë e tij këtij projekti gjigant, në mënyrë që paratë të përdoreshin për të vazhduar ndërtimin e bazilikës.
Pasuria e tij rezulton çuditërisht modeste. Ajo përfshinte një shtëpi në Park Güell, të vlerësuar në 45 mijë peseta, si dhe dy llogari bankare me një shumë totale prej 2.991,62 pesetash.

Dokumenti prej 12 faqesh mban datën 12 nëntor 1926 dhe u bë i aksesueshëm pas kalimit të 100 viteve, kur iu hoqën kufizimet e ruajtjes si dokument historik.
Një detaj tjetër interesant është se testamenti origjinal u shkatërrua gjatë një zjarri në zyrën noteriale në vitin 1936, gjatë Luftës Civile Spanjolle. Dokumenti i publikuar është inventari që pasqyron dëshirat e tij.

Gaudí vdiq në qershor 1926, pasi u përplas nga një tramvaj. Në atë kohë, ai ishte aq i përkushtuar ndaj ndërtimit të Sagrada Familia-s, sa jetonte në një punishte brenda kompleksit të bazilikës.

© SYRI.net