Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje dhe hyrje me forcë në rezidencën e Princit të Britanisë së Madhe Ëilliam dhe bashkëshortes së tij Kate, tha policia britanike të martën. Policia u thirr të hënën në mbrëmje pas një raporti për aktivitet të dyshimtë në një pronë të familjes mbretërore në Sandringham në Norfolk të Anglisë lindore. Gazeta Sun fillimisht raportoi se policia po hetonte një vjedhje në Anmer Hall, një shtëpi me 10 dhoma gjumi, të cilën mbretëresha e ndjerë Elizabeth i dha Ëilliam dhe Kate si dhuratë për martesë në vitin 2011.