Lëvizje në drejtimin e spitaleve, Jeta Deda merr vendin e Elisaveta Treskës te “Shefqet Ndroqi”
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka një drejtuese të re. Jeta Deda është emëruar në krye të këtij institucioni shëndetësor, duke marrë vendin e Elisaveta Treskës.
Emërimi i Dedës shënon një lëvizje të re në drejtimin e strukturave të sistemit shëndetësor, ndërsa drejtuesja e re vjen në këtë detyrë pas eksperiencës në krye të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Lajmi është bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka prezantuar emërimin e ri dhe ka renditur edhe objektivat që pritet të ndiqen gjatë drejtimit të spitalit.
Sipas ministrisë, Jeta Deda do të ketë përgjegjësinë për të avancuar prioritetet e institucionit, me fokus te forcimi i kapaciteteve spitalore, përmirësimi i menaxhimit dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për pacientët.
Në të njëjtin njoftim, ministria ka falënderuar Elisaveta Treskën për angazhimin dhe kontributin e saj gjatë kohës në drejtimin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ndërsa i ka uruar suksese drejtueses së re në detyrën e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



