Nga epoka e gjobave te vendosura ne letër tek një sistem i unifikuar digjital, ku çdo kundërvajtje do të ketë një numër unik, i gjurmueshëm në cdo fazë. Prezantimin e platformes e-GJOBA , kryeministri Edi Rama e cilësoi si nje kapitull te ri te marredhnies se shtetit me qytetaret. Ajo që besoj është e rëndësishme të nënvizohet, është që nuk ka më një proces gjobitjeje pa gjurmueshmëri. Garantohet një rrjedhë e njëjtë, një numër unik, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat, gjë që i jep mundësi për institucionet dhe për drejtuesit e institucioneve që të shohin si në një hartë të gjitha proceset dhe po ashtu edhe sjelljen e të gjitha burimeve të tyre njerëzore.