Një tjetër ish deputet duhet të shpallet fajtor sipas SPAK. Në pretencën e deklaruar nga prokurorja Manjola Kajana u kërkua dënimi me burg I Asllan Dogjanit deputeti në legjislaturën e 2017 . I marrë I pandehur për deklarim të rremë të pasurisë, për Dogjanin prokuroria e posacme kërkoi dënimin me 1 vit e gjashtë muaj burgim që mund të konvëertohet në tre vjet shërbim prove. Në fashikullin për ish deputetin demokrat hidhen dyshime për blerjen e një apartamenti në vitin 2006, transaksione të denoncuara së par inga një biznesmen. Për të provuar akuzën SPAK u mbështet tek deklaratat e pasurisë ku në 2010 Dogjani pohonte se kishte fituar një apartament banimi në këmbim të konsulencave juridike që do ti ofronte në shkëmbim shqoërisë së ndërtimit.