Jeta Deda është emëruar në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi. Deda zëvendëson në këtë detyrë Elisaveta Treskën.

Deri më tani, Deda mbante postin e drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, nga ku dha dorëheqjen në kuadër të dorëheqjeve të kërkuara në drejtimin e institucioneve shëndetësore.

Pas kësaj dorëheqje, asaj iu besua detyra e drejtoreshës së përgjithshme të Sanatoriumit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb