Nënkryetarja e PD-së Erisa Bajaziti thekson se eurodeputetët por dhe mediat e huaja kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria.
“Protesta ka marrë jehonë. Vetë jam në kontakt të vazhdueshëm me eurodeputetë e zyrtarë të lartë. Interesi i tyre është shumë I lartë. Po shohin ngjarjet që ndodhin në Shqipëri” thekson ajo në një intervistë direkte me gazetaren e Syri Tv, Sibora Bitri.
Ajo thekson nevojën për bashkimin e të gjithë partive në opozitë për të zgjedhur një kandidat të përbashkët për Tiranën.
“Ne shohim një Shqipëri që është duke protestuar çdo ditë. E veçse kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama kërkohet dhe krijimi i qeverise teknike për krijimin e zgjedhjeve të lira. Është shumë e rëndësishme që PD ka bërë ftesë për të gjitha partitë në opozitë. Duhet t'i jepet fund kësaj qeverie që është e mbuluar nga një skandal në skandal tjetër. Të gjitha fuqitë duhet të fokusohen tek largimi i qeverisë Rama. Duhen lënë mënjanë interesat e vogla për të parë përtej për të zgjedhur një kandidat konsensual’ tha Bajaziti.
© SYRI.net
Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën e PD, seanca kur do të zhvillohet debati, më 10 dhjetor
Skandaloze/ Serbët pelegrinazh në Shkodër në varret katolike të Rrmajit! Dom Nikë Ukgjini: Cila është golgota? Ata sulmuan
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së, Keta