Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit, avokati i Arlinda Zekaj: Nuk u cilësua si viktimë e ndjeshme

24 Nëntor 2026 | 16:00

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj J.S, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk është mbajtur këtë të martë në Gjykatën Themelore në Pejë. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja”.

Avokati i familjes së të ndjerës, Besnik Berisha, bëri të ditur se shtyrja e seancës erdhi pas një kërkese të paraqitur prej tij, pasi gjatë shqyrtimit të aktakuzës kishte konstatuar, sipas tij, një lëshim nga ana e prokurores së çështjes.

Berisha pretendon se në aktakuzë, Arlinda Zekaj nuk ishte cilësuar si viktimë e ndjeshme, pavarësisht se tashmë kishte ndërruar jetë.

“Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen, pas pranimit të aktakuzës e cila ndodhi në fillim të shqyrtimit fillestar, ku kam vërejtur edhe një lëshim skandaloz të prokurores, duke mos e cilësuar tashmë të ndjerën si viktimë të ndjeshme”, deklaroi avokati.

Ai bëri të ditur gjithashtu se për këtë çështje i është drejtuar me kërkesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe mekanizmave të tjerë institucionalë.

Ndërkohë, zhvillimi vjen në një ditë kur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës konfirmuan zgjerimin e hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe ndalimin e katër personave në lidhje me këtë rast.

Mes personave të ndaluar janë edhe ish-vjehrra e saj, N.S, dhe ish-kunati, D.S.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbrojtja e Kadri Veselit përgatit apelin në Hagë: I është mohuar drejtësia

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën përfundimtare të përgatitjes së njoftimit për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë...
15:11 | 24/11/2026

Mbrojtja e Thaçit: Nuk pajtohemi me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin, do ta apelojmë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e Gjykatës Speciale lidhur me mënyrën e llogaritjes së dënimit prej 17 muajsh...
14:07 | 24/11/2026

Nesër protestë në Prishtinë për mbrojtjen e grave: Femicidi është urgjencë kombëtare

Rrjeti i Grave të Kosovës, RrGK ka paralajmëruar mbajtjen më 25 nëntor në Prishtinë të një proteste me sloganin “Kundër vrasjes së grave- Femicidi është...
13:55 | 24/11/2026