Frenklin Elini, protestues dhe i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste mbarëkombëtare ditën e shtunë, të cilën e ka cilësuar “Nëntori i Tretë”.
Sipas Elinit, protestuesit bashkohen nga ideja e një Shqipërie të re, ndërsa dialogun me kryeministrin Edi Rama e konsiderojnë të panevojshëm. Ai tha se qytetarët kanë dalë në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe se mes tyre ka një rezistencë të fortë për të vijuar protestën.
Elini theksoi se protesta është spontane në organizimin e saj dhe se reagimi i qytetarëve ka ardhur si pasojë e heshtjes së qeverisë ndaj problematikave të tyre dhe kërkesave të ngritura gjatë protestave.
“Populli proteston sepse kërkon ndryshim”, u shpreh ai, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës.
