• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dyshohen për 17 grabitje banesash, arrestohen 3 shqiptarët në Spanjë /EMRAT

by Lajm Lajm
November 24, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Dyshohen për 17 grabitje banesash, arrestohen 3 shqiptarët në Spanjë /EMRAT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal të organizuar, i cili dyshohet se ka kryer 17 grabitje në banesa në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña.

Operacioni i koduar “Ziralla” u zhvillua nga Garda Civile spanjolle, e cila arriti të shkatërrojë grupin pas disa javësh hetimesh. Të arrestuarit janë identifikuar si Renato D., Ermal N. dhe Florian P., të tre me shtetësi shqiptare, të cilët aktualisht ndodhen në burg.

Sipas mediave spanjolle, grupi kriminal kishte një mënyrë të organizuar veprimi, duke arritur të kryente grabitjet në banesa brenda vetëm 10 minutash. Autorët përzgjidhnin banesa ku kishin verifikuar paraprakisht se nuk kishte njerëz brenda dhe vepronin me shpejtësi për të marrë sende me vlerë.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan mjete të posaçme për hapjen me forcë të dyerve dhe hyrjeve, përfshirë gërshërë hidraulike, si dhe pajisje kimike që shërbenin për të verifikuar pastërtinë e arit dhe diamanteve të vjedhura. Gjithashtu, ata përdornin targa të modifikuara për të vështirësuar identifikimin dhe gjurmimin e automjeteve.

Hetimet nisën më 30 tetor, pasi në provincën Ourense u konstatuan disa grabitje. Gjashtë prej tyre u regjistruan në zona të ndryshme, përfshirë A Merca, Allariz, Celanova, Barbadás, Coles dhe Vilamarín. Në total, grupit i atribuohen deri më tani 17 grabitje në tri provincat spanjolle.

Arrestimi i tre shqiptarëve u krye më 18 nëntor në Vila de Cruces, në provincën Pontevedra. Sipas hetuesve, ata ishin strehuar në një zonë pyjore, ku qëndronin në një tendë kampingu për të mos rënë në sy të autoriteteve.

Gjatë operacionit, Garda Civile kishte tentuar edhe dy herë të ndërhynte për arrestimin e tyre, por të dyshuarit arritën të largoheshin. Ata përdornin një automjet me fuqi mbi 350 kuaj fuqi dhe, në përpjekjet për t’u shpëtuar efektivëve, përplasën makinat e policisë.

Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se hetimet vijojnë, pasi dyshohet se tre të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në vepra të tjera penale.

Tags: grabitjeshqiptarespanjë
Previous Post

Ish-zv.komandanti i Flotës Detare analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Dyshohen për 17 grabitje banesash, arrestohen 3 shqiptarët në Spanjë /EMRAT

Dyshohen për 17 grabitje banesash, arrestohen 3 shqiptarët në Spanjë /EMRAT

November 24, 2026
Ish-zv.komandanti i Flotës Detare analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi

Ish-zv.komandanti i Flotës Detare analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi

November 24, 2026

KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe katër persona të tjerë

Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe katër persona të tjerë

November 24, 2026
PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali

PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali

November 24, 2026
BB paralajmëron Ramën për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll

BB paralajmëron Ramën për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll

November 24, 2026
Rama rrit me 40 mln euro koston e rrugës Elbasan Qafë-Thanë

Rama rrit me 40 mln euro koston e rrugës Elbasan Qafë-Thanë

November 24, 2026
Burgjet ende pa vendim për mjekun e Veliajt, Ndreca kërkon ndërhyrje urgjente

Burgjet ende pa vendim për mjekun e Veliajt, Ndreca kërkon ndërhyrje urgjente

November 24, 2026
Këshilli i Legjislacionit i hap rrugë ngritjes së Komisionit Hetimor për 11 Majin

Këshilli i Legjislacionit i hap rrugë ngritjes së Komisionit Hetimor për 11 Majin

November 24, 2026
10 tenderë nën hetim, më 11 dhjetor nis shqyrtimi paraprak i dosjes “Balluku”

10 tenderë nën hetim, më 11 dhjetor nis shqyrtimi paraprak i dosjes “Balluku”

November 24, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL