Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëmtime në rrugën nacionale Klos-Qafë Buall, ku një pjesë e segmentit në fshatin Kloskatund ka pësuar shembje, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.
Problemi është konstatuar pas vërshimit të ujërave të shiut gjatë ditës së djeshme, ndërsa dëmtimi paraqitet i konsiderueshëm, pasi është shembur ana e poshtme e rrugës.
Segmenti në Kloskatund konsiderohet ndër më problematikët në aksin Klos-Qafë Buall. Deformimet e trasesë janë përsëritur edhe më herët, ndërsa ndërhyrjet e kryera ndër vite nuk kanë arritur ta zgjidhin përfundimisht problemin.













