LSDM-ja ka kërkuar interpelancë për guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, lidhur me rastin e Alta Bankës dhe përgjegjësinë e tij.
Kryetari i partisë, Venko Filipçe, deklaroi se gjatë seancës dëgjimore mbikëqyrëse guvernatori nuk dha përgjigje të qarta për mënyrën se si Alta Banka u fut në tregun financiar të vendit.
Të lidhura
None found
Filipçe tha se, përveç hetimit të kallëzimeve penale të paraqitura, duhet të ketë edhe përgjegjësi politike.
“Përveç kallëzimeve penale që janë dorëzuar dhe për të cilat i bëj thirrje Prokurorisë të veprojë me seriozitet, vlerësojmë se duhet të mbahet përgjegjësi politike për veprimet e guvernatorit Trajko Sllaveski. Në seancën dëgjimore mbikëqyrëse nuk morëm asnjë përgjigje të përshtatshme apo logjike.
Madje, ai ende nuk u është përgjigjur pyetjeve që kemi ngritur publikisht: si e lejoi hyrjen e ‘Alta Bankës’ në tregun tonë financiar dhe si pranoi hyrjen e një banke për të cilën prej një viti kemi paralajmëruar se është institucion kriminal”, u shpreh Filipçe.








