Botërori i Futbollit për Personat me Shtat të Shkurtër 2026, që po zhvillohet në Rabat të Marokut, është bërë me i njohur nga një incident i rëndë pas ndeshjes mes Kolumbisë dhe vendit organizator.
Takimi, i vlefshëm për javën e dytë të Grupit A, përfundoi në barazim 1-1, por vëmendjen më të madhe e morën ngjarjet pas vërshëllimës përfundimtare. Ndeshja ishte zhvilluar të dielën, më 22 nëntor, ndërsa tensionet mes futbollistëve shpërthyen menjëherë pas përfundimit të saj.
Fillimisht pati debate dhe përplasje verbale, të cilat shumë shpejt degjeneruan në një konflikt fizik. Lojtarët nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe të shtyra, duke krijuar skena kaotike në fushën e lojës.
Situata doli jashtë kontrollit dhe u desh ndërhyrja e policisë, e cila hyri në terren për të ndarë futbollistët dhe për të qetësuar gjakrat.
Incidenti ka shënuar një nga episodet më të tensionuara të këtij edicioni të Botërorit, duke lënë në hije rezultatin e ndeshjes. Përplasja mes dy përfaqësueseve ka tërhequr vëmendjen për shkak të skenave të dhunës që shoqëruan përfundimin e takimit.
© SYRI.net
Manchester United, më pak se 50 milionë paundë për merkaton e janarit, Pochettino kërkon dy përforcime
Fabregas shmang krahasimet mes Nico Paz dhe Messit: Janë të bezdisshme, nuk do ta lejoj të humbasë përulësinë
CAS rrëzon vendimin e CAF, Senegali shpallet zyrtarisht kampion i AfrikësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: